Elbasan Rashani nuk ia ka dalë të jetë gati për ndeshjet e muajit mars me Kosovën.
Sulmuesi kosovar është i lënduar dhe nuk ka arritur të jetë gati që të vije në grumbullim me Dardanët për dy sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrën
Por vendin e tij do ta zë Ermal Krasniqi. Sulmuesi malishevas po kalon formë të mrekullueshme te Cluj në Rumani ku në afatin kalimtar të janarit u transferua nga Ballkani.
Telegrafi ka mësuar se Krasniqi ka marrë ftesën dhe ka qenë në listën e pritjes nga trajneri Alain Giresse.
Por pas lëndimit të Rashanit, Krasniqi pritet të grumbullohet nga trajneri Giresse dhe të jetë nën urdhrat e francezit për sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës.
Krasniqi ka luajtur 90 minuta të dielën në sfidën Cluj – Rapid Bucuresti dhe tanimë ka marrë rrugë për në Kosovë.
24-vjeçari kishte disa ditë të lira, por nuk do t’i shfrytëzojë ditët e lira pasi ai pritet të vihet menjëherë të hënën nën urdhrat e trajnerit Giresse.
Ish-sulmuesi i Ballkanit, Ferizajt, Llapit, Malishevës e Feronikelit ka shkëlqyer te Cluj, ku në 10 ndeshjet e para në kampionat ka shënuar katër gola e ka asistuar në një tjetër.