Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe të bijës së tij, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë, i dyshuari ka qenë nën ndikim e alkoolit, teksa rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në Prishtinë.
Bëhet e ditur se vitkimave u është dhënë tretmani mjekësor.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.