Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk i ka ndryshuar qëndrimet në raport me të kaluarën e tij.
Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimet e së kaluarës kanë ndodhur në momentin kur LVV nuk kishte qenë subjekt garues në zgjedhje.
“Kur unë kam garuar në zgjedhje shumë probleme tashmë kanë qenë fakte. Nuk është e mundshme ta ndryshojë realitetin edhe nëse nuk e dua”.
Ai ka thënë se më mirë për Kosovën do të kishte qenë që ai të ishte kryeministër në vitin 2010, por sipas tij kjo më nuk mund të kthehet.
Kurti thotë se ai ka ndryshuar vetëm strategjinë derisa qëndrimet i ka të njëjta.