Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, rikthehet futbolli në kampionatet kombëtare.
Kësisoj elita e futbollit kosovar do të rikthehet në aksion me ndeshje mjaftë interesante.
Lideri aktual i kampionatit, Drita do të përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Drenicën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Kryendeshja e kësaj jave padyshim se zhvillohet në Suharekë, ku kampioni në fuqi Ballkani përballet me Prishtinën.
Duel shumë interesant do të zhvillohet edhe në Klinë, me Dukagjinin që presin Ferizajn.
Prishtina do të rikthehet t’i luaj ndeshjet në kryeqytet, ku në kuadër të xhiros së 27-të pret Trepçën ’89.
Sfida e fundit por jo nga rëndësia zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, me Llapin që përballet me Malishevën.
E nga kjo fundjavë do të jetë një orar i ri i ndeshjeve të Superligës, pasi ato do të zhvillohen nga ora 15:00