Një rast i vjedhjes ka ndodhur të shtunën në fshatin Devë të Gjakovës.
Hajnat kanë arritur të depërtojnë brenda oborrit të një shtëpie duke kryer vjedhje të rëndë.
Ata thyen xhamin e një veture të tipit BMW, duke arritur të marrin 16 mijë euro.
Rasti u denoncua në polici.
Lajmin pë Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Ankuesi mashkull, kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur, i kishin thyer një xham të veturës së tij të cilën e kishte pasur të parkuar në oborrin e shtëpisë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të cilat i kishte lënë në veturë. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë””, tha Elezaj.