Chelsea ka njoftuar se ka emëruar legjendën e këtij klubi, Frank Lampard trajner deri në fund të sezonit.
Lampard e merr drejtimin e Chelseat në vend të Potter i cili u shkarkua para një jave pas rezultateve të dobëta në muajt e fundit, raporton Gazeta Enigma.
Kujtojmë që Lampard kthehet te Chelsea si trajner, pasi në vitin 2019-të ishte në krye të skuadrës angleze duke e drejtuar për 84 ndeshje.
Presidenti i klubit, Toddy Boehly ka thënë se janë të kënaqur që kanë emëruar Frank Lampardin si trajner tyre të ri./GAZETA ENIGMA/