SC Gjilani është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës pas fitores 1-0 ndaj Llapit, në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinale, raporton Gazeta Enigma.
Kështu Gjilani kualifikohet në finale pas dy ndeshjeve me rezultatin e përgjithshëm 3-1, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 1-2.
Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Arbnor Ramadani në minutën e 33-të pas asistimit të Përparim Islamit.
Gjilani në finale do të takohet me Prishtinën, ndeshje e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.