Nën dyshimin se janë duke zhvilluar prostitucion në një qendër për masazh në Gjilan, Policia e Kosovës ka arrestuar tri femra.
Rasti ka ndodhur më 8 maj, rreth orës 10:30.
“Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura”, njofton Policia.
Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.