Finalja e Kupës së Kosovës në këtë sezon do të luhet ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Prishtinës.
SC Gjilani u kualifikua në finale pasi e eliminoi Llapin në gjysmëfinale, kurse Prishtina pati punë më të lehtë duke e mposhtur me lehtësi Vushtrrinë nga Liga e Parë.
Gazeta Enigma merr vesh EKSKLUZIVISHT se finalja e Kupës së Kosovës mes SC Gjilanit dhe FC Prishtinës është vendosur që të luhet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Enigma merr vesh nga burimet se finalja do të luhet nga ora 18:00.
Kujtojmë që përballja e fundit mes këtyre dy ekipeve ishte të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e cila përfundoi me rezultatin 0-0 dhe u luajt në kuadër të xhiros së 33-të në Superligë.
Vlen të theksohet se SC Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 51 pikë, vend që e dërgon në garat evropiane e ndjekur nga Prishtina në vendin e katërt me 44 pikë.
/GAZETA ENIGMA/