Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës alarmon: Do të kemi dorëheqje masive të policëve për shkak të pakënaqësive  

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës alarmon: Do të kemi dorëheqje masive të policëve për shkak të pakënaqësive  

Policët e Kosovës janë shprehur të dëshpëruar edhe me pagat e muajit prill, pasi paga e tyre nuk ka dalë me shtesat me ligjin e ri të pagave për sektorin publik.

Me ligj, policët duhet t’i marrin pagat me shtesat e rrezikshmërisë, por kjo gjë nuk është doke ndodhur deri tani, jo vetëm për policët, por edhe për punëtorët e tjerë të sektorit publik.

Ministria e Punëve të Brendshme ashtu sikurse në muajt e kaluar edhe këtë muaj përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se zyrtarët publikë shtesat për muajin shkurt, mars pritet t’i marrin në muajt e ardhshëm, shkruan Gazeta Enigma.

I njoftojmë të gjithë zyrtarët publik se pas përmirësimeve diferencën do ta marrin në mënyrë retroaktive për të gjithë muajt që nga hyrja në fuqi e ligjit për paga në sektorin publik, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri në një intervistë për Gazetën Enigma ka folur për shtesat që nuk po i paguhen zyrtarëve policorë.

Ai ka thënë se ky është muaji i tretë që zyrtarët policorë nuk i kanë marrë shtesat për rrezikshmërinë.

Shtesat për rrezikshmëri është ky muaji i tretë që nuk janë ekzekutu edhe në secilin muaj kanë deklaruar se nuk po munden me e bo atë llogaritjen. Informacionin e fundit që e kam pak si indirekt prej këtyre qeveritarëve, kinse një komision i menaxhmentit nuk e ka bërë harmonizimin”, ka thënë Imer Zeqiri për Gazetën Enigma.

Sipas Zeqirit, Policia e Kosovës ia ka lehtësuar punën Ministrisë së Punëve të Brendshme punën, duke ia dërguar për sëcilën kategori nivelet e rrezikshmërisë dhe duke i arsyetuar ato.

Në realitet nuk është ajo se menaxhmenti e ka dërgu ashtu siç e ka kërkuar edhe ministria, është formu një grup punues brenda policisë dhe e kanë dërgu për secilën, domethënë pesë nivele të rrezikshmërisë, për secilin e kanë arsyetuar  pse e kanë dërgu, ka qenë shume i qartë”, shprehet ai.

Imer Zeqiri thotë se qeveria është duke e bërë këtë zvarritje me qëllim dhe ka një hezitim nga ana e tyre që mos me i pagu shtesat.

Pse nuk e kanë bërë ekzekutimin kta, është çështje e qeverisë, në secilin muaj dalin me nga një komunikatë, kinse nuk kanë mundur me u bo llogaritja e tyre. Në këtë të pritet tre muaj me u bë një llogaritje, kur e dimë se në çfarë teknike jemi t’uj punu edhe janë digjitalizu të gjitha gjërat, unë mendoj se kjo është vetëm një zhagitje e qëllimshme e tyre, dhe një hezitim mos me i pagu shtesat”, potencon ai.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka alarmuar se policët kanë paralajmëruar se do ta lëshojnë punën me të madhe për shkak të kushteve jo të mira që janë duke u krijuar.

Përndryshe, përllogaritja sot mundet me u bë brenda një ore me këtë tekniken e re të teknologjisë. Por nuk e di se ku e kanë qëllimin, definitivisht ne jemi shumë të shqetësuar, pakënaqësitë janë shumë të mëdhaja në Polici të Kosovës te të gjithë të punësuarit edhe te zyrtarët e uniformum edhe te pjesa e stafit civil dhe ç’ka është më e keqja, këta përpos kërkesave që i kanë, te na sindikatat për me fillu me veprime sindikale, policët janë kah protestojnë në atë mënyrën individuale duke dhënë dorëheqje edhe ka paralajmërime se ka me pas dorëheqje masive prej këtyre pakënaqësive dhe këtij lloji diskriminimi”, tregon ai për Gazetën Enigma.


Kemi dorëheqje për çdo javë në vazhdimsi, për çdo javë i kemi nga tre – katër”, tregon ai.

Qeveria e Kosovës deri tani nuk i ka marrë parasysh kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës për ‘t’u takuar për çështjen e pagesave për rrëzikshmërinë.

Deri tani direkt nuk kemi biseduar me qeverinë edhe pse kemi pasur kërkesa për me u taku me ta edhe nuk na kanë pranu në takim, përndryshe, ne informacionet i kemi marrë veç prej komunikatave mediatike që i lëshojnë ata e të cilat janë bërë bajate për shkak se është hera e tretë që kta dalin me të njëjtin premtim edhe me të njëjtën arsye se nuk kanë mundur me i bo llogaritjen e këtyre shtesave”, tregon Imer Zeqiri.

Imer Zeqiri insiston se qeveria nuk po duan ta bëjnë ekzekutimin e shtesave të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, e sipas tij këto shtesa janë të cekura edhe me ligj.

Kështu që kjo po shihet hapur, ata nuk po duan ta bëjnë ekzekutimin e shtesave të rrezikshmërisë e që në Policinë e Kosovës, ajo është e njohur me edhe me ligjin për polici e cili na mbron neve ai i ligj. Ligji i Policisë, sipas Nenit 47, paragrafit 2, që e njeh edhe rrezikshmërinë edhe shtesat e tjera”, tregon ai.

Sindikata e Policisë së Kosovës do të veprojë sipas kërkesave të zyrtarëve policorë, thotë kryetari i kësaj sindikate.

Ne jemi duke u përgatit për veprime sindikale, mirëpo do të ketë sipas kërkesave zyrtarëve policor. Cilat do që janë kërkesat e zyrtarëve policor ne si sindikatë do të veprojmë”, thotë Imer Zeqiri. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles