Fillon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së (Live)

Fillon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së (Live)

Ka filluar seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Gjykimi ndaj tyre po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Datat tjera të planifikuara për seanca në çështjen e Thaçit dhe të tjerët për këtë muaj janë: 11, 12, 15, 16, 17, 18, 22, 23 dhe 24 maj.

Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi për këtë çështje dhe janë mbajtur dhjetë seanca.

Në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

VIDEO LIVE

Related Articles