E tmerrshme, pacientëve në QKUK iu shërbye gjalpë i mykur (FOTO)

E tmerrshme, pacientëve në QKUK iu shërbye gjalpë i mykur (FOTO)

Në Klinikën e Ortopedisë dyshohet se pacientëve u është shërbyer për mëngjes gjalpë i mykur.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, bëhet fjalë për disa pako gjalpi të mbyllura me afat deri në vitin 2024.

Televizioni ka kontaktuar me shefin e Kuzhinës Qendrore në QKUK, Finsik Dobra, i cili ka konfirmuar se sot ka pranuar ankesa për gjalpin me myk.

Sipas Dobrës, gjalpi i cili i është servuar pacienteve sot në klinikat e QKUK-së ka afat deri më 2024 dhe se nuk mund ta dinë se çfarë ka në produkt brenda për shkak që janë të ambalazhuara, pra të mbyllura dhe se nuk mund t’i hapin për kontrolle paraprakisht meqë nuk është higjienike.

Dobra bëri me dije se e kanë kontaktuar Operatorin Ekonomik dhe presin përgjigjet dhe veprimet verifikuese nga ana e tyre.

Po ashtu Dobra tregoi se këto produkte i ruajnë në frigorifer.

Sipas Dobrës, ankesa të tilla për produktin e gjalpit nuk kanë pranuar më herët.

Related Articles