Tifozët e SC Gjilanit dhe Dritës kanë hyrë në javën e derbit lokal, që luhet të dielën në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.
Ky derbi është i rëndësis së veçantë kësaj radhe, pasi të dy skuadrat luajnë për objektiva të caktuara, SC Gjilani luan për ta blinduar vendin e tretë që e dërgon në garat evropiane, kurse Drita luan për titullin kampion, pasi vetëm fitorja e dërgon drejt titullit të kampionit.
Ky derbi ashtu si derbit e fundit do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik, pasi stadium i qytetit nuk është i gatshëm me punimet të cilat as nuk kanë filluar që një kohë të gjatë shkruan Gazeta Enigma.
Përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave janë luajtur pa tifoz, për shkak se nuk ka kushte për tifozërinë e të dy ekipeve.
Gazeta Enigma mëson EKSKLUZIVISHT se edhe ky derbi do të luhet pa praninë e tifozëve, pra me të njëjtën arsye që ishte edhe në derbit e kaluar, nuk ka siguri për praninë e dy tifozërive.
Mungesa e tifozëve qartazi e zbeh këtë derbi i cili në këtë ndeshje pritet të jetë i zjarrtë për 90 minuta në fushën e gjelbër. /GAZETA ENIGMA/