Një veturë me targa serbe është djegur në veri të vendit.
Rastin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, i cili tha se djegia e veturës ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Elshani tha se njoftimin për zjarrin e kanë marr rreth orës pesë të mëngjesit, kur edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa shtoi se të dyshuar aktualisht nuk ka.
Kujtojmë, ky nuk është rasti i vetëm, pasi në muajin e kaluar ishte raportuar për shumë vetura të djegura në veri, duke përfshirë edhe ato me RKS.