Vela i Presidencës: Grupet kriminale në Veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Vela i Presidencës: Grupet kriminale në Veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se grupet kriminale serbe po përgatisin lista për t’i çuar serbët e Kosovës në tubimin e 26 majit në Beograd të cilin e organizon pushteti i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Vela nëpërmjet një postimi në Twitter, ka listuar disa prej formave të cilat po i përdorin grupet kriminale.

”Grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës janë në përpjekje për të detyruar pjesëmarrjen e lartë të serbëve vendas në tubimin e Vuçiqit të 26 majit në Beograd. Përgatitja e listave të të gjithë personave që do të udhëtojnë, marrin me qira të gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës, pushimi vjetor i anuluar i punëtorëve”, ka shkruar Vela.

Urdhëruan institucionet që të rishikojnë të gjitha lejet që u janë dhënë punëtorëve në terren dhe të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar që të mos e miratojnë këtë leje

Detyruan të gjitha furrat e bukës të përgatisin pako ushqimore për njerëzit që udhëtojnë për në Beograd.

Detyruan të gjitha shtypshkronjat të përgatisin materiale tubuese, ka shkruar Vela.

Ndër të tjerash, Vela ka shtuar se përderisa Vuçiq vazhdimisht trumbeton se serbët vendas në Kosovë janë “të rrezikuar nga shqiptarët”, ata nuk e kishin problem t’u drejtoheshin kompanive të autobusëve në pronësi të shqiptarëve për të transportuar njerëzit në Beograd.

Sipas tij, Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që lavdëron frikësimin.

Related Articles