Trajneri i Romës, Jose Mourinho, foli pas barazimit 0-0 kundër Bayer Leverkusen që i siguroi skuadrës së tij finalen e Europa League.
Në konferencën për mediet, Mourinho theksoi se pavarësisht mungesave diferencën e bënë detajet.
“Kishim mungesa dhe ndeshja ishte shumë e vështirë. Kjo do të thotë se detajet e vogla bëjnë diferencën. Djemtë dhanë gjithçka, kjo lojë është rezultat i punës sonë, i eksperiencave, i mençurisë taktike, i diturisë. Është një ekip i jashtëzakonshëm.”-deklaroi tekniku