Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Gjakovë-Prizren ku janë të përfshira dy vetura.
Siç shihet nga videot e dërguara nga sinjalizuesit, dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Deri tani, nuk dihet nëse ka të lënduar.