Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim emisarin e SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, me të cilin Haradinaj ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe rajon, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shtuar se në takimin me diplomatin amerikan është shprehur se partia e tij mbetet e vendosur që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm.
“Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj.