Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është deklaruar për medie pas takimit me kryeministrin Kurtin, duke thënë se po shpreson që situata në veri do të kalojë shumë shpejt dhe pa pasoja.
“Nuk jam në gjendje të them se çfarë pasoja mund të ketë. Unë do të thosha se SHBA-ja po mendon se ne duhet ta inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të bëjë atë që ne mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të bëhet tani”, tha Hovenier.
“Unë do të thosha se nuk është diçka që SHBA-të do ta ndryshojnë situatën por kjo kërkon një vendim të kryeministrit Kurti dhe të qeverisë së Kosovës. Pikërisht për këtë tani po flisnim”, tha Hovenier.
Lajmi në përditësim…