Zeqiri për The Guardian: S’ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm, nuk e imagjinoja se do të fitoja

Zeqiri për The Guardian: S’ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm, nuk e imagjinoja se do të fitoja

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23 prillit me Partinë Demokratike të Kosovës, në një prononcim për prestigjiozen britanike “The Guardian”, teksa ka folur për “shkëlqimin e vëmendjes ndërkombëtare”, tha se qëllimi i tij nuk ishte të bëhej i famshëm.

“Nuk ishte qëllimi im të bëhesha një njeri i famshëm,” thotë ai ndërsa telefoni i tij celular i bie vazhdimisht.

“Ne menduam se më shumë njerëz do të konkurronin dhe nuk e imagjinonim se mun

d të fitonim.” tha ai.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar pasoja për Kosovën, pas përplasjes së serbëve të veriut me policinë, e cila të premten e 26 majit, me vendim të kryeministrit Albin Kurti, realizoi aksionin për t’ua mundësuar qasjen në zyra kryetarëve të rinj në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Ndryshe, tensionet janë kthyer në pjesën veriore të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit, të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Related Articles