Quni: S’duhet të tërhiqemi nga sjellja e kriminelëve para drejtësisë

Quni: S’duhet të tërhiqemi nga sjellja e kriminelëve para drejtësisë


Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LD), Anton Quni, duke i komentuar zhvillimet e fundit në komunat veriore të vendit, ka theksuar për “Enigmën” se secili veprim i Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës, e bart vulën e hakmarrjes.

Ai potencoi se kryerësit e këtij veprimi janë të udhëhequr nga Beogradi zyrtar. “Strukturat kriminale serbe në veri të Kosovës janë nën urdhërat e drejtpërdrejta të Beogradit, prandaj çdo cenim i tyre vlerësohet si rrezikim i interesave të tyre”, shtoi ai.

Sipas ish ministrit të Mbrojtjes, Kosova assesi nuk duhet të tërhiqet nga përpjekja për ti dënuar kriminelët. “Ne në bashkëpunim dhe koordinim të mirë me partnerët tanë, nuk duhet të tërhiqemi nga përpjekja për t’i sjellë kriminelët para organeve të drejtësisë”, tha Quni. / Gazeta Enigma.

Related Articles