Bill Clinton në Shqipëri, s’ka të ftuar nga Kosova (VIDEO)

Bill Clinton në Shqipëri, s’ka të ftuar nga Kosova (VIDEO)

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, po e zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Ai në një ceremoni shtetërore do të nderohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ceremonia zyrtare do të nis nga ora 19:00, derisa në ora 19:25 presidenti Clinton do të mbajë një fjalë të rastit.

Gazetari i Klan Kosova në një lidhje direkte në Info Magazine tha se nuk do të ketë asnjë pjesëmarrës nga Kosova, por as nga opozita shqiptare.

“Kjo u konfirmua nga kabineti i kryeministrit Edi Rama”, tha ai.

Demiri tha se ka interesim të madh të qytetarëve që po tentojnë ta përcjellin ceremoninë jashtë perimetrit të sigurisë.

Akoma po vazhdojnë edhe përgatitjet përfundimtare për ceremoninë për nder të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Related Articles