Një grua serbe dyshohet se ka rënë në lumin Ibër.
Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar policia, ekipet e zjarrfikësve si dhe vullnetarët serb.
“Kërkimet kanë filluar dje dhe kanë vazhduar deri në orët e vona të ditës. Njoftojmë se kërkimet pritet të vazhdojnë edhe sot”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.