Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se kërkesë e kësaj partie ka qenë tërheqja e 100 për qind të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga komunat veriore, ka thënë se nuk e di nëse do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Rakiq prapa kamerës, ka thënë se kërkesë e Listës Serbe ka qenë tërheqja e plotë e Policisë së Kosovës nga komunat me shumicë serbe dhe jo vetëm 25 për qind.
Rakiq po qëndron së bashku me protestuesit serbë në Zveçan që nga mëngjesi i së mërkurës, ku po qëndrojnë numër i vogël i protestuesve.
Protesta në tri komunat veriore: Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok ka filluar më 26 maj, duke kundërshtuar fillimin e punës së kryetarëve shqiptarë në këto komuna të banuara kryesisht me komunitetin serb në Kosovë, raporton Teve1.
Një ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për shtensionim të situatës në këto komunë duke tërhequr 25 për qind të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Mirëpo, këtë vendim të Qeverisë nuk po e pranon Lista Serbe si kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të organizohen në këto komuna.