Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka thirrur në interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen e faljes së gjobave për bizneset të prekura nga situata me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Ministri i Financave, Transfereve, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, thotë se gjobat e pandemisë nuk kanë të bëjnë fare me MFTPT-në, dhe as me qeverinë, por sipas tij, kjo është e rregulluar me ligj.
“Është hera e dytë që thirrësi i Interpelancës nuke ka të qartë se pse ka thirrë interpelancë. Në thirrjen që kam pranu shkruhet se thirret ministri për faljen e gjobave, e në fjalim këtu kryetari i grupit parlamentar thuhet se duhet të falen gjobat edhe të ATK-së. Në lidhje me gjobat e ATK-së ekziston një vendim…Ato s’kanë të bëjnë fare me MF, ato janë rregullu me ligjin që është miratu nëkëtëkuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Nuk është kompetencë e MF-së, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj”, tha Murati në fjalimin e tij në këtë seancë.
Madje ai tha se me faljen e këtyre borxheve nuk mund të mbahet shteti.
“Borxhet nuk mund t’i falim, me falje të borxheve dhe falje të ndëshkimeve nuk mbahet shtetit. Shteti mbahet me tatim”, shtoi Murati.