Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Obiliq, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë, dera e banesës së viktimës është hapur nga zjarrfikësit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Adem Jashari, Obiliq 19.07.2023 – 00:20. Njësitë policore pas marrjes së informatës nga dëshmitarja, se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma