Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku deputetja nga kjo parti, Eliza Hoxhaj, ka folur për konkursin e anëtarëve të ri të bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë, raporton Gazeta Enigma.
Hoxhaj tha se në fillim të muajit prill, Ministria e Arsimit Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit Ministria e Arsimit Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit ka emëruar bordin e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë.
“Në këtë përbërje Komisioni ka hartuar të gjithë dokumentacionin e akterëve të cilët kanë aplikuar dhe vendimi që i është dërguar ministres, tani ka ardhur edhe në Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë Rini dhe Sport”, tha Hoxhaj para mediave.
Hoxhaj ka thënë se në listën e rekomandimit të vetë aktereve të cilët e kanë bërë përzgjedhjen e kandidtëve për të qenë kredibil për këtë Këshillë, lista e tyre është prej 9 persona dhe sipas saj ministrja është dashur të zgjedhë midis atyre 9 personave të cilët kanë qenë të theksuar dhe që i kanë plotësuar kushtet.
Ajo ka përmendur edhe emërimin e aktivistis Rron Gjinovci, në një komision.
“Ministrja ka zgjedhur një person të tret i cili nuk është pjesë e listës së parë e këtyre kadidatëve të theksuar, e që është profesori, Esat Bytyçi, dhe me këtë rast ka shkelur disa nga shkeljet juridike”, theksoi Hoxhaj.
Hoxhaj tha se sipas udhëzimit administrativ me të cilin funksionon KSHC-ja, një profesor i rregullt dhe udhëheqës me orar të plotë siç është Bytyçi e ka mashtruar Këshillin e Cilësisë sepse është udhëheqës i programit në Rinvest, derisa jeton dhe punon me orar të plotë në Angli.
Tutje, Hoxhaj ka thënë se fillimisht profesori, Bytyçi nuk guxon të ketë dy vende dy pune, i cili është me 40 orë në Rinvest dhe në të njëjtën kohë edhe në universitetin e Anglisë.
Sipas, Hoxhajt kjo përbën shkelje të nivelit të lartë.
“Nëse ky propozim i Qeverisë që vjen dhe votohet në Kuvend duket ashiqare që ndikimi i partisë është jashtëzakonisht i madhe në këtë institucion të pavarur të çështjeve të adresimit të arsimit në Kosovë”, tha Hoxhaj.