Armend Mehaj, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, i cili po qëndron për vizitë në Turqi, ka takuar shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar.
Mehaj ka thënë se “blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes”.
“Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai ka thënë se “pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”.