Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku një vajzë 18-vjeçare ka rënë nga një objekt dhe për pasojë ka humbur jetën.
Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, teksa rastin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.
Motivet dhe rrethanat e këtij akoma nuk dihen, por që Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.
“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, ka njoftuar Policia.
Pamjet: