Robin Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi i kanë kryer matjet para meçit të nesërm mes tyre.
Të dy boksierët ishin në rregull me peshën dhe janë të motivuar para meçit që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.
Boksieri junikas ka marrë përkrahje të madhe nga të pranishmit, të cilët kanë brohoritur duke e thirrur emrin e tij.
VIDEO—> https://streamable.com/e/z21qq6
Krasniqi do ta zhvillojë meçin më të veçantë të karrierës përpara popullit të tij, në tokën e tij, nesër, më 5 gusht, ndërsa ka premtuar se do t’i gëzojë shqiptarët në një natë spektakolare dhe magjike që na pret nesër mbrëma.
Gjithashtu, iu ka bërë thirrje tifozëve që t’i blejnë biletat për të qenë prezentë fizikisht në këtë natë të paharrueshme.