Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Hungari, mposhtet në finale nga francezja, Amandine Buchard

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Hungari, mposhtet në finale nga francezja, Amandine Buchard

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi në finale u mposht nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.

Amandine Buchard fitoi në Golden Score me rezultat 1-0.

Sot gjithashtu në garë ishte edhe Nora Gjakova, por ajo u ndal në raundin e dytë.

Nesër do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Related Articles