Java e fundit apo thënë ndryshe fillimi i korrikut ishte i kobshëm për qytetarët e Kosovës, pasi brenda disa ditëve ndodhën disa vrasje, plagosje e tentim vrasje që askush nuk do të dëshironte t’i dëgjonte apo të ndodhnin në vendin tonë.
Më 2 gusht argjentinasja Maria Clara Urdangaray gjeti vdekjen e saj në qytetin e Fushë Kosovës.
Vrasja e saj dyshohet të jetë kryer nga ish-partneri i saj, Endrit Nika 31 vjeçar, shtetas i Zvicres me prejardhje nga Drenasi i Kosovës. Ky i fundit është arrestuar dhe iu është dhë një muajë paraburgim, shkruan Gazeta Enigma.
Babai i saj pretendon se gjatë dasmës së vëllait të Nikës, ata patën një zënkë, teksa dyshonte se “mund të ketë qenë i dehur ose i droguar..dhe e ka hedhur atë nga ballkoni”.
“Bija ime vdiq në spital”, ka thënë ai.
Dy ditë më vonë më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës, ndodhi një incident ku si pasojë një 39-vjeçar mbeti i vdekur dhe 17 persona të tjerë u lënduan gjatë përleshjes me armë zjarri.
Me vendim të policisë, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen nën përkujdesje të policisë.
Paraburgimi u caktua për të dyshuarit Andi Pajazitin, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.
Gëzim Zakuti është dërguar për ta mbajtur masën e sigurisë së vendosur nga gjykata, konkretisht atë të paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Në anën tjetër dy të tjerë që mbetën të plagosur nga ngjarja e së premtes mbrëma në “Bon Vivant” ishin edhe Andi Pajaziti dhe Hisni Gecaj. Të njëjtit ende janë në trajtim mjekësor në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.
Fillimi i javës e hanë më 7 korrik nisi mirë, por nuk përfundoi mirë, pasi qytetarët e Klinës u terrorizuan nga një vrasje makabër. Anton Prela dje u qëllua me armë zjarri nga dhëndrri i tij, Tush Frroku i cili po ashtu e kishte dhëndër Prelës, pasi ishin të martuar me motrat e njëri-tjetrit.
Tush Frroku është arrati dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Po ashtu më 7 gusht në orët e hershme të mengjesit në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, afër diskotekës Gate Club, dy persona janë goditur qëllimshëm me veturë.
Vetura të dy personat i hedh në ajër dhe largohet nga vendi i ngjarjes, përcjellë Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës rastin po e trajton si vrasje në tentativë dhe është në kërkim të të dyshuarit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për se dyshohet se vetura është me targa të huaja.
“Aktualisht Policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targa të huaja, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor”- ka thekuar ai.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë.
“Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërlidhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale – vrasja në tentativë”- ka thënë ai.
Pas ndodhive të fundit të cilat kanë ndodhur brenda një javë në Kosovë, kanë nisur diskutimet se a është Kosova vend i sigurt apo a po shndërrohet në një vend të pasigurt.
Gazeta Enigma ka biseduar me ekspertin e çështjeve të sigurisë, Drizan Shala rreth ndodhive të fundit në vendin tonë.
Shala thotë se siguria publike mund të konstatohet se ka rrshitur nga konturat normale duke bërë që të rriten aktivitetet kriminale në vend.
“Siguria publike mund të konstatohet që ka rreshit nga konturat normale duke rritur shkallen e lartë të shpërfaqjes se aktiviteteve kriminal në vend”, thotë Shala fillimisht për Gazetën Enigma.
Ai thotë se institucionet përkatëse duhet marrin vendime pas ngjarjeve të fundit.
“Në këto rrethana mund të thuhet që do të duhej të mirën veprime brenda hallkës se institucioneve të RKS me që vërehet një mos koordinim substancial në mese aktereve që kanë mundësuar që të kemi situata të tilla kaotike në vend”, shprehet eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Sipas Drizan Shalës, duhet të kemi shkarkime brenda Policisë së Kosovës, Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësorit pas ngjarjes së fundit që ndodhi në lokalin e Bon Vivant në Prishtinë.
“Por në rastin e fundit në kryeqytet do duhej të kemi shkarkime brenda tri institucioneve PK , Këshilli Prokurorial/Gjyqësor për të përcaktuar standard matëse për ofrimin e sigurisë në vend për qytetaret. Klima e (pa)sigurisë duhet të normalizohet me veprime konkrete duke bere me një plane operative bastisje /kontrolla në vendet ku ka frekuentim më të lartë të qytetareve dhe kështu behet preventiva si mase dhe veprim i parë”, shprehet ai.
/GAZETE ENIGMA/