Është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, lidhur me rastin e datës 12.08.2023 kur në rrugën e UÇK –së të Mitrovicës së Jugut ishte gjetur pa shenja jete viktima 65-vjeçar me inicialet S.M.
Policia bën të ditur se në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës, e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.