Ballkani është nikoqir i BATE Borisovit në ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës .
Therandasit e presin ekipin bjellorus në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Ilir Dajës është përgatitur maksimalisht për ndeshjen që vlen shumë, pasi një fitore do t’ia lehtësonte shumë punën për ndeshjen kthyese.
Ballkani do të luajë në portë me Enea Koliqin, ndërsa mbrojta do të rreshtohet me Armend Thaqin, Lumbardh Dellovën, Bajram Jashanicën dhe Lorenc Trashin.
Në mesfushë do të jetë kapiteni Edvic Kuc së bashku me Meriton Korenicën dhe Almir Kryeziun, ndërsa Nazmi Gripshi dhe Bleart Tolaj do të jenë në krahë.
I vetëm në maje të sulmit pritet të jetë Albin Berisha.
Ballkani: Koliqi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Limaj; Korenica, Kryeziu, Gripshi; Berisha.
BATE Borisov: Dergachev, Kovruk, Martynov, Vaslevich, Shestyuk, Podstrelov, Volkov, Chernook, Sotnikov, Islamovic, Antlevski.