Liverpooli me 10 lojtarë me përmbysje të çmendur ndaj Newcastle

Liverpooli me 10 lojtarë me përmbysje të çmendur ndaj Newcastle
Ka përfunduar ndeshja e xhiros së tretë në mes këtyre dy ekipeve.

Liverpool fitoi me përmbysje 2:1 ndaj Newcastle.

Gordon kaloi në epërsi vendasit, duke shënuar në minutën e 25’ pas gabimit të Arnold.

Tre minuta më pas ‘Reds’ mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Van Dijk.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Newcastle.

Në 45 minutat e dytë Liverpool barazuan shifrat. Në minutën e 81’ shënoi Darwin Nunez.

I njëjti kaloi në epërsi skuadrën e Jurgen Klopp, pas golit në kohën shtesë.

Pas kësaj fitore ‘Reds’ ndodhen në vendin e katërt me shtatë  pikë, kurse Newcastle në të 13-tin me tre pikë.

Related Articles