Sport Club Gjilani edhe zyrarisht ka konfirmuar aksionarët e rinj, shkruan Gazeta Enigma.
SC Gjilani ka bërë të ditur se Afrim Veliu do ta mbajë postin e presidentit të klubit.
Pjesë e bordit të klubit do të jenë edhe aksionarët e tjerë si Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Eimini dhe Shaban Bajrami.
“Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë klubi kalon në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues ztr. Afrim Veliun, i cili njëherit do të bartë postin e presidentit. Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.
SC Gjilani ka bërë të ditur se qëllimi i tyre është që të punojnë në investime të reja në klub, stabilitet financiar dhe atë sportive dhe ndërtimin e një ekipi të ri konkurues.
Më poshtë e keni komunikatën e plotë të SC Gjilanit: