Një lajm i qarkulluar sot në media se Shqipëria ka kontaktuar futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellova ka treguar qartë se tashmë ka nisur një luftë jo e mirë nga FSHF për t’i joshur futbollistët kosovarë.
Demokracia.com ka kontaktuar presidentit e FFK-së, Agim Ademi për të sqaruar rreth kësaj situate derisa ai ka qenë i prerë.
“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka thënë Ademi.
Të kujtojmë se ditë më parë nga Kosova u largua Arbnor Muja e Mirlind Daku që iu bashkuan fanellës kuqezi.