“E di Sllavko”, “Zdravo banda”- Haki Abazi godet VV-në në Kuvend

“E di Sllavko”, “Zdravo banda”- Haki Abazi godet VV-në në Kuvend

Ish deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka goditur sot ish partinë e tij, gjatë fjalimit në Kuvend, raporton Gazeta Enigma.

“Shumë kisha dashtë me thanë fillim të mbarë, kur del partia në pozitë dhe flet për Lojërat Mesdhetare që kanë me u mbajtë në vitin 2030, është tuj dashtë me humbë vëmendjen prej Radojçiqit”, tha Abazi.

“Ka kësi, ka edhe qesi”, tha Abazi, teksa ngriti duart me fotot e aferës ‘Zdravo’.

“Ka edhe Radojçiq edhe koordinim me ata shokët e juaj që erdhën këtu e nuk guxoni më bë zë. Edhe e paguani rrymën si ata që kanë qenë në pushtet qe 20 vjet. Jeni të njëjtit që ia vazhdoni mandatin e EULEX-it për me i bastis shtëpitë e veteranëve të UÇK-së, vetë i keni rrotullu makinat e EULX-it. Është një listë e gjatë e gjërave që jo Mesdheu, po as Oqeani nuk mundet me i mbulu”, tha ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles