Në fshatin Shupkovc, të Mitrovicës, me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nën dyshimin për posedim të substancave narkotike nga njësitet e anti-drogës është kontrolluar shtëpiza nga druri- pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, raporton Gazeta “Enigma”.
Siç njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 0.5 gram, tridhjetë e tri (33) fara te dyshuara te bimës se kanabisit dhe dy mullinj (grinder) që shërbejnë për grirjen e substancës narkotike.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma.