Klubi rumun Cluj ka nxjerrë në shitje një lojtar të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Ermal Krasniqin, shkruan të enjten “sportmedia.ro”. Siç shkruan mediumi rumun, zhvillimi i Krasniqit ka stagnuar.
25-vjeçari e nisi mirë aventurën në Rumani. Por që pas ndërrimit të trajnerit, paraqitjet e tij kanë qenë të rralla.
“Ermal Krasniqi impresionoi të gjithë në ndeshjet e parë të Clujit, por ardhja e Andrea Mandorlinit e ktheu atë në një lojtar të zakonshëm”, shkruan “Sportmedia”.
Kosovari nuk është në planet e trajnerit Mandorlint dhe drejtuesit i kanë premtuar se do ta shesin në dimër.
“Cluji kërkoi 5 milionë euro për Krasniqin, por tani do të ishin të gatshëm ta lirojnë për 2 milionë euro”, vazhdon mediumi rumun.
Cluji në janar pagoi 200 mijë euro për transferimin e Krasniqit nga Ballkani. Sulmuesi 25-vjeçar me Clujin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Në dhjetë ndeshjet e edicionit aktual, ai ka asistuar një herë.