Kombëtarja shqiptare e futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Sylvinho për dy ndeshjet e muajit tetor.
Në listën prej 23 futbollistëve të ftuar bën pjesë edhe sulmuesi i Chelseat, Armando Broja që i mungoi kuqezinjve për një vit, shkruan lajmi.net.
“Shqiponjat” më 12 tetor do të ndeshen me Çekinë në ndeshjen jetike për Kampionatin Evropian 2024 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndërkaq, pesë ditë më vonë, Shqipëria luan miqësore sërish në shtëpi kundër Bullgarisë.