Afro 150 izraelitë të vrarë e mbi 1 mijë e 100 të plagosur

Afro 150 izraelitë të vrarë e mbi 1 mijë e 100 të plagosur

Numri i të vrarëve në Izrael ka shkuar mbi 150 që kur Hamasi ka nisur sulmin mëngjesin e së shtunës.

Deri më tani, sipas medieve lokale izraelite, mbi 1 mijë e 100 njerëz janë plagosur, ndërkohë zyrtarët e Rripit të Gazës kanë bërë të ditur se mbi 200 palestinezë kanë vdekur pas sulmeve ajrore izraelite, shkruan Skynews.

Grupi militant i Hamasit ka bërë të ditur se avionët izraelitë kanë bombarduar shtëpinë e shefit të tyre në Gaza, Yehya Al-Sinwar.

Izraeli dhe Hamasi edhe një herë kanë shpërthyer në luftime, pasi grupi militant palestinez ka nisur seri të mëdha operimesh në tokë dhe ajër këtë mëngjes nga Rripi i Gazës.

Mbi 2000 raketa u nisën nga Gaza në drejtim të Izraelit, sipas ushtrisë së Izraelit, dhe luftëtarët e Hamasit u infiltruan nëpër qytete e fshatra në zonat periferike.

Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në drejtim të Rripit të Gazës.

Luftimet po vazhdojnë në Izraelin jugor.

Ushtria e Izraelit ka konfirmuar se civilë e ushtarë janë marrë pengje dhe se janë tash në Gaza, pa ofruar shifra. Mediat lokale kanë thënë se bëhet fjalë për dhjetëra.

Related Articles