Një komentim jo fort i zakonshëm nga një komentator është parë në ndeshjen mes Bosnjës e Portugalisë. Gjithçka përfundoi pas 45 minutave të para pasi Portugalia shënoi të gjithë golat e saj në pjesën e parë.
Se sa inferiore ishte Bosnja dhe Hercegovina në këtë ndeshje, shprehet më së miri nga reagimi i komentatorit të BHT-së, i cili në mes të transmetimit, në fillim të pjesës së parë, u kërkoi teleshikuesve të ndërronin kanalin dhe të shikonin diçka tjetër.
Kujtojmë se Bosnja dhe Hercegovina nuk ka asnjë shans për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian përmes grupit kualifikues, por ka ende një shans përmes play-off-it, të cilin e siguroi përmes Ligës së Kombeve./