Humb jetën një person në Fushë Kosovë, ra në kontakt me rrymën

Humb jetën një person në Fushë Kosovë, ra në kontakt me rrymën

Të mërkuren në rrugën në Fushë Kosovë një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e  kontaktit me energjinë elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles