Presidentja Vjosa Osmani ka nisur sot vizitën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Osman do të takohet me guvernatoren e Ioëas, Kim Reynolds dhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen E.Osborn.
“Ndër të tjera, Presidentja Osmani do të zhvillojë vizitë në Camp Dodge, kampin që ka një histori të pasur dhe që përdorët si një strukturë stërvitore për divizionet e ushtrisë amerikane. Në kuadër të vizitës në SHBA, Presidentja do të takohet me kryetaret e Des Moines, Norëalk, Fort Dodge, Council Bluffs, Johnston dhe Cedar Fallsit”, thuhet në njoftim.
Gjatë vizitës, Osmani pritet të ketë një diskutim në Drake University dhe adresim në DMACC. Poashtu, Osmani do të jetë folëse kryesore në ngjarjen e udhëhequr nga ambasadori Branstad, President i Fondacionit të Ëorld Food Prize, ku pritet ta dorëzoj edhe zyrtarisht çmimin e sivjetëm të Ëorld Food Prize.
Në fund të kësaj vizite, Presidentja do të ketë takim me mërgatën në ShBA.