Ushtruesja e detyrës së shefes të Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që të bëhet debat në bazë të planifikimeve dhe jo në bazë të agjendës politike, sa i përket gjendjes ekonomike në pandemi, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo tha se është mëkat që mos të vlerësohet puna e Qeverisë në uljen e rasteve me COVID-19.
“Është mëkat me ju njoftuar puna e Qeverisë në uljen e numrit të rasteve. Ajo çka mundon në këtë debat është se kërkesa kur është bërë ka munguar ideja në kontekstin kohor. Trajtimi i kërkesës për debat në Kryesi është bërë sipas procedurës. Krahasuar me atë kohë kur e keni bë kërkesën për debat është 0.3% numri i të infektuarve”, tha Kusari-Lila.
Ndaj Kusari-Lila ka reaguar Bedri Hamza, nga PDK-ja, i cili kërkoi nga Kusari-Lila të tregojë një ndihmë që ka bërë qeveria ndaj bizneseve.
“Se ki lexuar kornizën afatmesme të shpenzimeve ose nuk po do me pranuar, por është dokumenti aprovuar në Kuvend, dhe kur flisni për rritje e borxhit publik dhe del qe kjo Qeveria kanë paraparë që borxhin publik ta rrit 100%, mos i ik debatit për ekonominë, ma thoni një ndihmë që ja keni bërë bizneseve”, tha Hamza.