Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Bruksel, ku një raund i ri i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të nis nesër në mëngjes.
Vuçiq tha se takimi i nesërm është i qartë. Ai deklaroi se do të insistojë në zbatimin e gjithçkaje që është dakorduar deri më tash.
Ai tha se delegacioni i Kosovës po shkon në Bruksel për të bërë shfaqjen e tyre.
“Ne jemi të përkushtuar për dialog, se ditët në vazhdim nuk janë të lehta dhe se situata nuk është rozë”, tha Vuçiq.
“Nuk është koha për fjalë të mëdha, por për një pozicion të vendosur. Është gjithmonë koha të tregojmë se sa duam dialog dhe sa e rëndësishme është të shohim drejt së ardhmes”, tha Vuçiq përpara takimit të nesërm.
Raundi i fundit i bisedimeve u mbajt në 10 dhjetor 2020. Në atë raund bisedimesh, Serbia këmbënguli në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.