Kryetarjneri i skuadrës së Superligës së Kosovës, KF Llapi, Tahir Batatina ka shprehur dëshirën për të drejtuar skuadrën kombëtare dardane.
Ky deklarim i tij erdhi pak kohë pas shkarkimit të djeshëm të Primozh Glihas nga drejtimi i kombëtares së Kosovës.
Tutje ai ka deklaruar se nuk e gjuan përgjegjësinë sikur Gliha te presidenti, federata ose te njerëzit që i bëjnë listat.
“Por para se të ndodh kjo njerëzit duhet ta dinë qartë se Batatina shkon me një staf profesional në kombëtare, Batatina don që me stafin e vet me qenë në kombëtare me njerëzit që ju beson, Batatina don një organizim dhe një disiplinë të jashtëzakonshme ku duhet ta kuptojnë dhe Batatina nuk e gjuan asnjëherë përgjegjësin sikur Gliha te presindeti, te federata, te njerëzit që e bëjnë listën”, tha ai.
Tutje ai ka shtuar se “listën e bënë Batatina dhe i merr vendimet për lojtarë, dhe mos sukseset e numërohen Batatinës, jap përgjegjësi morale dhe njerëzore, njerëyve që munojnë me të dhe shtetit dhe popullit”. /GAZETA ENIGMA/