Ish deputeti i LVV-së, Haki Abazi drejtoi akuza të rënda kundrejt LVV-së në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai gjatë fjalës së tij tha se kur ai u pyet në prokurori për rastin Dehari, një polic ishte aty me revole, të cilin sipas tij e kishte dërguar ministri Xhelal Sveçla.
“Jam thellësisht i frustruar me padrejtësinë. Unë kam marrë pozitë deputeti me sjell drejtësi. E dëgjuat ministren, me shkeljen tjetër të radhës, e dini pse prokurori ka qenë shumë i kujdesshëm në intevistimin tim sepse Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar një ‘metrapazë’ në momentin e intervistimit tim aty, i cili e ka treguar revolen me kërcënim. Për këtë jam i frustruar, sepse tri vite drejtësi nuk ka Ku e din ministrja se çka kam thanë aty, dhe çka kam fol aty. E ka pyet matrapazin aty”, tha Abazi ndër të tjera.
Ndërkohë teksa fliste Abazi, dëgjohej ministrja Haxhiu duke thënë “Ke tregu vet”.
“Policët me revole i kam pa edhe unë. Policët që më kanë intervistuar edhe mua kanë pasur revole, ky nuk është kërcënim. Nëse ti kërkon me u viktimizu ajo është diçka tjetër. Por ti tenton me mbet gjallë në skenën politike. Dole në Kuvend dhe e dhe një shfaqe të lodhët”, shtoi Haxhiu në kundërpërgjigjen e saj ndaj Abazit. / Gazeta Enigma.