Armando Broja nuk do të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “Football Insider”, londinezët janë të vendosur të refuzojnë çdo ofertë që vjen për sulmuesin shqiptar në janar.
Kësisoj, Broja do të mbetet në “Stamford Bridge” për të paktër deri në fund të këtij sezoni. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Fulhami raportohet të jetë klubi i interesuar për shërbimet e tij.
22-vjeçari, që vuajti nga një lëndim i rëndë në gju, këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje në total, teksa ka kontribuar me një gol dhe një asistim.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, thuhet se ka besim se Broja mund ta ndihmojë ekipin këtë sezon, andaj atij pritet t’i jep minutazhë më të madhe në ndeshjet në vazhdim.
🚨 Chelsea are set to reject any offers that come in for Armando Broja in January, with Fulham keen.
(Source: Football Insider) pic.twitter.com/jx6yNFIpQ3— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) December 8, 2023